TË FUNDIT

Detajet: Kush janë 8 personat me masë sigurie nga SPAK për tenderat e AKSHI-t

Në operacionin e zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së martës, janë kryer kontrolle të banesave dhe ambienteve private të individëve të dyshuar për përfshirje në abuzime me tenderat publikë.

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë realizuar këto kontrolle pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme, e cila ka miratuar masat e sigurimit për 8 persona, përfshirë biznesmenë dhe zyrtarë të lartë të AKSHI-t.

Masat e GJKKO:

  1. Ergys Agasi – Biznesmen, arrest me burg (nuk dihet nëse është ekzekutuar arrestimi)
  2. Ermal Beqiri – Biznesmen, arrest me burg (po ashtu, nuk dihet nëse është ekzekutuar arrestimi)
  3. Mirlinda Karçanaj – Drejtoreshë e AKSHIT, arrest në shtëpi
  4. Hava Delibashi – Zyrtare e AKSHIT, arrest në shtëpi
  5. Erjon Ismaili – Zv/drejtor i Policisë së Tiranës, pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit
  6. Andi Spapa – Ndalim për të dalë jashtë vendit
  7. Gëzim Hoxha – Ndalim për të dalë jashtë vendit
  8. Rogers Rryta – Ndalim për të dalë jashtë vendit

Hetimi është drejtuar nga Prokurori i Posaçëm Bledar Maksuti për dyshime të abuzimit me tendera, të cilët janë hetuar nga SPAK.

Veprat penale për të cilat po hetohet nga spak janë:

  • Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike
  • Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës
  • Hegja e paligjshme e lirisë, e kryer në formën e bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal
  • Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal
  • Pastrimi i produkteve të veprës penale

Këto veprime janë parashikuar në nenet përkatëse të Kodit Penal, duke përfshirë nenet 258/2, 110, 170/b, 28/4, 333/a dhe 334.

Gjykatësja Flojera Davidhi ka firmosur vendimet e sigurimit për këta individë, dhe hetimet pritet të vazhdojnë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat