TË FUNDIT

Tragjedi në Selanik/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën pasi ra nga ballkoni i katit të katërt

Një 19-vjeçar shqiptar humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Selanik pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të katërt.

Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në qendër të qytetit.

Sipas informacioneve, i riu e kishte marrë apartamentin me qira afatshkurtër.

Ekipet e emergjencës shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, por 19-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Policia po heton për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat