TË FUNDIT

Sekuestrohet 1 kg lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, arrestohet 23-vjeçari

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “shape” dhe ka vënë në pranga një 23-vjeçar, i cili u kap me 1 kg e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, me vlerë rreth 10 000 euro.

Lënda narkotike dyshohet se është trafikuar nga Kanadaja.

Policia njofton se shtetasi D. C., 23 vjeç, banues në Dibër, u kap në rrugën “5 Maji”.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 kilogramë e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, me vlerë rreth 10 000 euro.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat