Vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën e arrestit ndaj drejtuesve të AKSHI-t dhe dy biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri përfshin edhe dëshminë e Gerond Meçes, biznesmenit që u mor peng derisa pranoi të tërhiqej nga ankimimet që kishte bërë për disa tendera shtetërorë.
Në dëshminë e dhënë Meçe tregon se poshtë pallatit të tij sapo kishte dalë nga makina, i ishin afruar dy persona të cilët i ishin prezantuar si punonjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Pasi e kishin marrë brenda në makinë ata i kishin komunikuar se ishte arrestuar dhe i kishin vendosur kapuçin në kokë për të mos parë itinerarin e lëvizjes.
Megjithatë Meçe thotë se e kishte kuptuar që ishte marrë peng pasi personat në makinë që ishin prezantuar si punonjës të BKH-së nuk dinin të vendosnin pranga.
SPAK ka akuzuar dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri se kanë urdhëruar pengmarrjen e Meçes.
Pjesë nga dëshmia:
Ka hapur nga distanca bagazhin e makinës, ka vendosur çantën e shpinës dhe çantën e dorës dhe ne atë moment është afruar një automjet fuoristrade Range Defender, ngjyre e zeze, me fenelina policie, me targa shqiptare, te cilat ne ato momente nuk i ka fiksuar por me vone ka pare qe targat e atij automjeti janë AC121JJ.
Ndërkohë që makina ka lëvizur drejt tij, ai fiksuar një person jashtë makinës i cili e ka thirrur ne emer Geront Mece. Ky person kishte këto karakteristika: i gjatë rreth 1.75 cm, me trup mesatar, me flokë të zeza e të drejta të shtrira poshtë, pa mjekër, i veshur me uniformë ngjyrë blu me krah të gjatë, si dhe jelek ngjyrë e verdhë me mbishkrim BKH (Byroja Kombëtare e Hetimit). Nuk ka dalluar shenja të veçanta në pamjen vizuale të tij. Ky person i thotë:
“Jemi SPAK-u, duhet të vish me ne, hyr në makinë”. Në atë moment ka besuar që është SPAK dhe është bindur pa shfaqur pakënaqësi apo rezistencë për shkak se ishte në oborrin e pallatit të tij. Në këtë moment nga dera mbrapa ka dalë një person i dytë i cili i ka hapur vendin për t’u futur brenda, nuk ka qenë as ky i maskuar në fytyrë por ishte pak si i shëndoshë, veshur me bluzë si ato të policisë, sipas perceptimit të deklaruesit. Më pas ka parë brenda në makinë që ky person ka pasur të veshura xhinse të zeza. Në momentin kur e ka thirrur në emër personi i parë, deklaruesi ka shtypur butonin e bagazhit të makinës i cili automatikisht ka filluar të mbyllet. Në këtë kohë kur po mbyllej bagazhi, është futur te sedilja mbrapa në mes e automjetit Defender.
Në atë moment ka hyrë edhe personi i tretë në makinë nga krahu i majtë i tij, i cili kishte veshje të ngjashme me personin e dytë, me xhinse të zeza dhe me bluzë si ato të policisë, i shëndoshë por pa maskë, fytyrë e rrumbullakët, të cilin është në gjendje ta identifikojë lehtësisht. Dy personat që kanë qenë mbrapa me Gerondin (personi dy dhe personi tre) kanë qenë me tatuazhe, personi i dytë ka pasur tatuazh në pjesën e jashtme të dorës së djathtë, midis gishtit të madh dhe gishtit tregues, tatuazh me formë si ajo e germës “b” në krahun e kundërt, e pambyllur plotësisht dhe diku nga mesi kishte një pikë. Personi i tretë, në parakrahun e dorës së majtë ka komplet parakrahun tatuazh bardh e zi.
Ka dëgjuar që shoferi, i cili ishte me maskë, i flet personit të parë duke i kërkuar që të merrte dy çantat e Gerondit nga bagazhi i makinës. Ky merr çantat e i fut në makinë. Pasi futen brenda, deklaruesi i ka pyetur: “Keni ndonjë letër, ju lutem ma jepni?” Personi i parë që ishte në vendin e pasagjerit para, i thotë “je arrestuar” dhe i thotë personit të dytë (në të djathtën e Gerondit) t’i vërë prangat. Deklaruesi kërkon përsëri t’i japin letrat, dhe se duhet të telefonojë në familje. Personi i parë i thotë që letrat do ia japin në komisariat, ndërkohë që makina lëviz për të dalë nga oborri i pallatit. Personat mbrapa tentuan t’i vënë prangat, por fakti që personi i dytë nuk dinte t’i vinte prangat dhe ka ndërhyrë personi i tretë, ka bërë që deklaruesi të dyshojë që këta nuk ishin punonjës siç u prezantuan.
Në momentin që po vinin prangat deklaruesi u thotë “o çuna unë nuk jam kriminel”. Personi i dytë thotë “Ça the ti, ça the, kush është kriminel?!”, ndërkohë që shoferi u thotë vërini kapuçin. Kur po dilnin nga parkimi i oborrit ka parë babain e tij dhe në atë moment i kanë vënë kapuçin e zi në kokë. Ka kuptuar që personat nuk janë nga SPAK-u. Makina për punë sekondash ndalon në semafor, deklaruesi mendon që do ecë drejt, ndërkohë që makina devijon majtas i pyet se në cilin komisariat do më çonin. Personi i parë i thotë “në komisariatin më të afërt”. Personat para kishin komunikime me zë të ulët mes tyre.
Ai ka kuptuar që lëvizjet e makinës ishin për nga Durrësi duke krijuar bindjen që nuk ishin punonjës policie dhe u thotë: “Çuna, e mora vesh se çfarë jeni.” Më pas makina ka marrë drejtimin të Astirit dhe në ato momente u ka thënë: “Çuna, unë jam në moshë dhe kam probleme me zemrën, kapuçin që kam në kokë më pengon frymëmarrjen.” Kur makina futet në unazë të madhe, sapo kalon Astirin, i heqin kapuçin nga koka, por personi i tretë (në të majtën e tij) mundohet t’ia shtyjë kokën poshtë dhe i mbulonte fytyrën me dorë, por pavarësisht kësaj ai ka parë gjithë itinerarin që kanë përshkruar. Personi i parë (pasagjeri para) i ka kërkuar password-in e telefonit. Gerondi i thotë që do ia japë në komisariat. Personi i tretë filloi të ushtronte forcë te prangat duke i shtrënguar, pas refuzimit për t’i dhënë password-in. Ata i thonë “ta tregojmë ne, e dimë ne çfarë je ti, hajde je i…”.
Makina ka marrë drejtimin për nga Elbasani, pas unazës së madhe, më pas kanë bërë dalje për në fshatin Krabë dhe makina ka vijuar rrugën e vjetër të Elbasanit. Gjatë kësaj kohe ata nuk kanë komunikuar. Kur kanë ndaluar, ora në automjet shënonte rreth 11:20, dhe janë gjendur në një vend si shesh i madh “ballkan” afër fshatit Gracen, me pamje nga fshati Papër, pasi deklaruesi pohon se në atë pozicion shtrihet gjurma e rrugës së re që po hapet “Elbasan – Durrës”. Në krah të majtë ishte një godinë me tulla të bardha e braktisur, një katëshe, pa dritare, e cila dhe një pemë përtej murit rrethues të rrugës. I kërkojnë të dalë jashtë nga makina dhe vazhdojnë t’i kërkojnë password-in e telefonit. Fillimisht refuzoi t’ua japë dhe në këtë moment vjen shoferi dhe e godet me shpullë. Marrin telefonin dhe e vendosin te gishti i deklaruesit pasi duart i kishte mbrapa. Personi i tretë i heq prangat nga mbrapa dhe ia vendos përpara. Ata arrijnë të hapin telefonin me gjurmën e gishtit të tij, dhe deklaruesi ka menduar që në atë moment ata e kaluan direkt në airplane mode. Në një moment të mëparshëm, pa u futur akoma në unazë të madhe, kishte rënë telefoni pa pushim. Kjo i ka dhënë një shpresë që dikush po e kërkonte dhe prandaj nuk kishte pranuar t’u jepte password-in, pasi shpresonte se dikush do e gjente.
Personi i parë (pasagjeri para) thotë që “Po të kërkojmë të bashkëpunosh, jo si me password-in, se në të kundërt ke plumbin në kokë”. Ky është edhe momenti ku të tre, përveç shoferit, demonstrojnë armët e shkruara që kishin në brez. Personi i dytë nxjerr pistoletën nga brezi, e mban në dorë dhe bën veprime duke nxjerrë dhe futur karikatorin, ndërkohë që personi i parë po e mbante pistoletën në dorë duke e kërcënuar. Do bashkëpunosh apo jo këtu?”. Deklaruesi në këtë moment i thotë “Ore për çfarë të bashkëpunoj?”. Personi i parë që ka qenë veshur me jelek me mbishkrimin BKH (e cila e ka hequr tashmë) shkon te makina dhe del me një zarf të bardhë në dorë, hap zarfin dhe i jep një letër që kishte një tabelë Excel dhe i thotë “E njeh këtë letër?”. I tregon letrën, e cila ka një tabelë ku nga emërtimi kupton që janë të shkruara tenderat për të cilët kompania e tij ka ankimuar dhe në një kolonë edhe gjendja, situata e tenderit në KPP (Komisioni i Prokurimit Publik). Gjithashtu ka evidentuar në këtë moment ndër të tjera një procedurë e cila ishte e shënuar Gjykata Administrative.
“Ata e pyesin ‘e kuptove’?”. Në momentin e parë i thotë jo, por ka perceptuar që dikush këtë ngjarje e ka organizuar për shkak të ankimimeve të tij. Në perceptimin e tij në atë moment mund të ishin shtatë deri në nëntë procedura. Personi i parë e pyeti “E kuptove?”, ndërkohë që deklaruesi i thotë “Çfarë duhet të kuptoj?”. Personi i thotë “Janë tendera që ke ankimuar ti dhe duhet të tërhiqesh. Nuk kemi punë me lekët e tua, ne e dimë që ke lekë, i gëzosh ato, por s’ke punë me këto procedura dhe do tërhiqesh nga këto procedura”. I thotë “Çuna, nuk bëhet kështu kjo punë, sepse edhe po u bë, u prish punë me shumë juve sesa mua”. Ndërkohë Gerondi mundohet t’i mbushë mendjen që nuk bëhet në këtë moment tërheqja duke u sjellë në vëmendje se nuk është më administrator (të cilët e dinin), por po u kërkonte kompromis që do ta bënte ditën në vijim nëse e lironin. Është dashur situata që shkonte në favorin e tij, gjithashtu personi i parë i thotë që të tërhiqet edhe nga gjyqi në Gjykatën Administrative. Në perceptimin e deklaruesit kur personi i parë fliste me deklaruesin, ka parë që shoferi, por dyshon se edhe një person tjetër (i treti) që mund të ketë ardhur dy herë në makinën tjetër (dyshon makinë Volvo), fliste në telefon. I treti i thotë administratorit Shkëlqim Kërkuti dhe i thotë “Po ti na e mbaron këtë mision sot, do të shpëtojmë jetën, në të kundërt nuk shpëton”. Nga ky moment ku Gerondi ka qenë i lidhur me pranga në duar dhe në këmbë, personi i dytë me të, ndërkohë që shoferi dhe personi i parë kanë vazhduar rrugën, është sjellë një person i pestë i cili ka bashkëpunuar në këtë aktivitet. Në këtë moment i tretë dhe personi i dytë ishin rrobat policisë, ku personi i dytë ishte me maskë, ndërsa personi i tretë me bluzë të bardhë. Ky fundit hoqi edhe maskën.
Personi i tretë në një moment i thotë që “Po le të shoh në Elbasan, unë do të flas, nuk e di për çfarë po flas”. Për të arritur qëllimin që kishin, pra tërheqjen e kompanisë nga procedurat, grupi i personave ka komunikuar me administratorin në telefonin e tij nëpërmjet aplikacionit ËhatsApp, dhe i ka thënë edhe Gerondit telefonin herë pas here që të komunikonte vetë me administratorin, për shkak se nuk realizohej qëllimi i tyre për tërheqje. Gjatë kësaj kohe ka lënë disa mesazhe zanore në ËhatsApp, të cilat i ka thënë që “zemër jam mirë, kam ca punë, do të të marr më vonë”. Ndërkohë që telefoni i tij binte pa pushim, afrohet personi me i thinjur dhe i thotë “Foli dhe gjej ndonjë zgjidhje, se s’kemi shumë kohë”. Ka parë që ishte numri i vëllait të tij dhe ka folur me të. Vëllai i thotë “Ku je, jam shumë i shqetësuar”. Deklaruesi i thotë “Nuk e kam pse të shqetësohesh, por foli me administratorin tim”.
Gjatë kohës që ka qëndruar me personin dhe personin tjetër ka bërë biseda të ndryshme dhe ka mësuar se personi i tretë sapo ishte bërë baba me vajzë, ndërkohë që kishin dalë tek ish-fshati Elbasan, gjë që e bënte të kuptonte mirë pasi ishte vetë nga Elbasani, pavarësisht faktit që ato mundoheshin ta fshehnin si fakt. Gjithashtu të njëjtën gjë ka konstatuar nga fjalura edhe për personin tjetër, që ishte nga Elbasani. Ndërkohë po prisnin në automjet me personin dhe personin tjetër, ata e pyesin “Sa zgjat kjo procedurë?”. Gjithashtu e pyetën edhe personin tjetër “Çfarë po presim?”. Personi u thotë që “S’kemi kartëmbajtje”. Përballë orës në makinë shënon në këtë moment rreth 15:10. Në një moment tjetër personi i tretë shkoi drejt bagazhit të makinës, afrohet personi një cili i thotë që “Në politikë nuk ka denoncim”.

