TË FUNDIT

“Bëmë një xhiro që misionarët e lirisë të bëjnë një njohje të terrenit”, Berisha mbyll protestën: Pjesëmarrja ishte historike!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar pas protestës se “pjesëmarrja ishte historike”.

“Opozita ka vetëm betejë! Afera më e padëgjuar ndonjëherë në histori i ka rrënjët në Surrel Afera më e padëgjuar ndonjëherë në histori i ka rrënjët në Surrel. Gjithçka është bërë, mund të jenë zhdukur njerëzit, nuk e di, por tre herë janë marrë peng, kjo dihet. Unë dija vetëm një, këto kohë dolën që janë dy të tjerë. 700 milionë euro, çdo gjë për familjen, që Armandi të pasuronte familjen Rama. Atëherë ai është një pallat krimi atje. Nuk ka diskutim kjo. Aksioni i sotëm mbyllet tek selia. Thashë të bëjmë një xhiro këto që misionarët e lirisë të bëjnë një njohje të terrenit në çdo anë…Pjesëmarrja ishte jashtëzakonisht e kënaqshme. Ishte historike edhe mbështetja, edhe entuziazmi, edhe të gjitha”, tha Berisha, pas mbërritjes në selinë blu, bashkë me një pjesë të protestuesve.

Partia Demokratike zhvilloi sot protestën e paralajmëruar kombëtare përpara godinës së Kryeministrisë, ku kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Sapo kryedemokrati Sali Berisha përfundoi fjalën e tij, nisën përplasjet e para mes protestuesve dhe Policisë, teksa u hodhën shishe molotivi drejt godinës së Këshillit të Ministrave.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat