TË FUNDIT

Arusha me këlyshët në Kukës “pushtoi” rrjetin, fotoja e gjeneruar me AI, mediat “bien pre” e Inteligjencës Artificiale

Imazhet e një arushe së bashku me tre këlyshët e saj në fhsatin Kolesjan të Kukësit u shpërndanë me shpejtësi në mediat shqiptare ditën e sotme.

Megjithatë, verifikimet tregojnë se imazhi është gjeneruar me inteligjencë artificiale, duke nxjerrë në pah mungesën e kontrollit dhe fact-checking-ut në disa redaksi.

Rasti ngre shqetësime mbi përdorimin e përmbajtjeve të paverifikuara dhe rrezikun e dezinformimit në epokën e AI-së.

Madje, Nik Ismailja, i cili pretendon se ka filmuar arushat ka treguar për Report Tv momentin.

“Isha në makinë dje pasdite, duke shkuar në shtëpi. Papritur, në njërën nga kthesat e për në bjeshkët e fshatit u përballa me arinjtë. U shtanga dhe u tremba, dhe qëndrova brenda makinës për rreth dy orë derisa ata u larguan nga rruga dhe u futën në pyll. Kam arritur të bëj vetëm një foto, pasi isha i frikësuar dhe nuk lëvizja. Nuk kam bërë video nga frika,” tha ai gjatë një bisede telefonike për Report Tv.

Jo vetëm mediat, por edhe politikanët, “ranë pre” e Inteligjencës Artificiale.

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ripostuar foton në profilin e tij në Facebook.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat