TË FUNDIT

Në Vigjilje Sali Berisha uron shqiptarët dhe shpreson për largimin e Ramës: Krishtlindjet e tjera t’i festojmë në liri dhe pa këtë kolerë të zezë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përcjellë një urim për shqiptarët në vigjilje të Krishtlindjeve.

Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, Berisha uroi besimtarët e krishterë për festën e lindjes së Krishtit, duke e cilësuar atë si një figurë që me mësimet dhe moralin e tij ka ndikuar thellësisht në formësimin e vlerave të qytetërimit perëndimor dhe mbarë njerëzimit.

Në mesazhin e tij, ish-kryeministri theksoi dëshirën që Krishtlindjet e ardhshme të festohen në kushte lirie, dinjiteti dhe shprese për të ardhmen, duke nënkuptuar nevojën për ndryshim politik dhe largimin e kryeministrit Edi Rama nga qeveria.

“Besimtarëve të Krishterë shqiptarë që kremtojnë sonte ditën e lindjes së burrit, hyjit, që me moralin e tij mësimet dhe udhëzimet e tij ndikoi më shumë se kushdo tjetër në vlerat e qytetërimit perëndimor dhe mbarë njerëzimit, ditën e lindjes së Krishtit Mbret.

Uroj përzemërsisht të gjithë klerikët e besimit të Krishterë me shumë mirënjohje për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në lartësimin e vlerave hyjnore, uroj besimtarët dhe mbarë shqiptarët që Krishtlindje të tjera ti festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin, ti festojmë në liri, në dinjitet, në shpresë dhe besim tek e ardhmja”, tha Berisha.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat