Në një inspektim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku ndaloi edhe në Shërbimin Onkologjik, kryeministri Edi Rama theksoi se buxheti i shtetit vitin e ardhshëm parashikon 50 milionë euro më shumë se viti 2025 për shëndetësinë.
“Sa i përket vitit që vjen, ne kemi disa gjëra pozitive për shëndetësinë, e cila faktikisht kanë marrë 50 milionë euro më shumë se sa këtë vit. Nuk janë pak për buxhetin tonë dhe janë edhe 15 milionë euro ekstra vetëm për barnat onkologjike. Do kemi dhe një 15 milionësh tjetër në mesin e vitit të ardhshëm, për të pasur një rimbursim domethënës në shërbimin onkologjik. Kemi evidentuar në buxhet kapacitetet domethënëse për të rimbursuar mijëra pacientë, ndërkohë që ambicia është për të ngritur një institut kombëtar kërkimor. Do të vazhdojmë të rrisim pagat për mjekët dhe, patjetër, do të rrisim pagat për infermierët”,- tha Rama.

