TË FUNDIT

AKU kontrolle në tregje, në fokus siguria ushimore, bie fuqia blerëse

Teksa nata e ndërrimit të viteve po afrohet dhe të gjithë janë duke u përgatitur për tryezën festive, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Elbasan, gjatë kësaj periudhe po kryen inspektime të imtësishme në subjekte të ndryshme duke ndëshkuar me masë administrative subjektet e gjetura në shkelje.

Edhe pse këtë vit nuk ka rritje të çmimeve të produkteve bazë për një pjesë të shoqërisë jo të gjitha ushqimet janë të përballueshme. Për pensionistët tryeza  e ndërrimit të viteve do të jetë më e varfër pasi nuk kanë mundësi të blejnë as gjelin e detit.

Ndërkohë në tregun e shpendëve në Elbasan tregtarët thonë se çmimi I gjelit te detit ka pesuar renie por sërish shitjet nuk janë në pritshmërinë e tyre.

Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve që të bëjnë blerje në subjekte të liçensuara dhe të shmangin tregtarët ambulante.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat