Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili mori në mbrojtje drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj. Në një video mesazh në Facebook, Balliu thotë se “Rama nuk mbrojti AKSHI-n, por veten e tij”.
Sipas Balliut, Rama “justifikoi një aferë” ku siç tha ai, “baxhanaku i tij ka përfituar rreth 800 pagesa nga buxheti i shtetit, një skemë që ka cenuar sigurinë kombëtare dhe ka dorëzuar të dhënat personale të qytetarëve në duart e krimit të organizuar”.

