TË FUNDIT

“Duam ujë”, Vlora tre ditë pa ujë, qytetarët futen në Teatër gjatë mbrëmjes gala

Vlorë – Protesta për mungesën e ujit të pijshëm në qytetin e Vlorës është përshkallëzuar mbrëmjen e sotme, duke kulmuar me ndërprerjen e një mbrëmjeje gala të organizuar në Teatrin e qytetit.

Qytetarë të shumtë, të revoltuar pas tre ditësh pa furnizim me ujë, janë mbledhur përpara Teatrit, ku gjatë protestës kanë thyer dyert e godinës, duke shprehur indinjatën e tyre ndaj institucioneve përgjegjëse. Me thirrjet “Duam ujë”, protestuesit kanë kërkuar zgjidhje të menjëhershme për krizën që, sipas tyre, po përsëritet vazhdimisht.

Situata ka krijuar tension dhe ka detyruar ndërprerjen e aktivitetit kulturor, ndërsa forca të policisë kanë ndërhyrë për të qetësuar protestën dhe për të garantuar rendin.

Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet lokale lidhur me shkakun e mungesës së ujit dhe afatin për rikthimin e furnizimit normal.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat