TË FUNDIT

Vlorës i rikthehet furnizimi me ujë, riparohet pas 5 ditësh tubacioni i Ujësjellësit

Vlora pas pesë ditësh pa ujë duket se po i kthehet normalitetit të furnizimit me ujë të pijshëm.

Mbërritur mbrëmjen e së hënës elektromanikota është vendosur dhe pas mesnate defekti i tubit kryesor është rregulluar. Një pjesë e qytetit të Vlorës ,aktualisht zona e Lungomares po furnizohet me ujë

Rregullimi i tubit u bë në orën 4:00 të mëngjesit, ku nisi edhe furnizimi i depove. Në një pjesë e qytetit po furnizohet me ujë, ndërsa pjesa tjetër pritet të furnizohet në orët në vijim.

Megjithatë furnizimi nuk po bëhet me kapacitet të plotë për shkak të testimit të pajisjes së montuar.

Sipas autoriteteve të Ujësjellësit situata është në monitorim.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat