TË FUNDIT

Pjesë e grupit që vrau ish-policin e Antidrogës, shpallet i pafajshëm pas 16 vitesh Donald Hoxha

Gjykata e Elbasanit i ka dhënë pafajësinë Donald Hoxhës, shqiptari i cili u prangos në Londër me qëllim për t’u përballur me drejtësinë shqiptare.

Këtë të matë togat e zeza kanë vendosur të shpallin të pafajshëm 35- vjeçarin i cili akuzohet si njëri prej autorëve të cilët morën pjesë në vrasjen e Roland Rexhepit, i njohur si ‘Doda’, ngjarje e ndodhur më 22.07.2009, në Elbasan.

Hoxha u arrestua në Londër me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri. Në shkurt të këtij vitit, Prokuroria e Elbasanit përfundoi hetimet dhe kërkoi 16 vite burg për shqiptarin. Mirëpo këtë të martë, Gjykata ka vendosur që të shpallë të pafajshëm Hoxhën, i cili akuzohej për veprat penale: “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe municionit”.

Ekzekutimi i Roland Rexhepit në Elbasan

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 29 korrik 2009 në lagjen Vullnetari në Elbasan, ku ish-punonjësi i Antidrogës në Drejtorinë e Policisë Elbasan, mbeti i vrarë pas disa të shtënave me armë. Rexhepi është ekzekutuar sapo ka dalë nga pallati i tij, duke ju drejtuar garazhit për të marrë makinën dhe larguar në punë.

Në këtë moment i është afruar me motor “Zong-Zhung” njëri nga autorët e krimit, Armando Llakaj, i cili ka hapur zjarr në drejtim të Rexhepit duke e lënë të vdekur në vend. Për këtë ngjarje të rëndë që erdhi si rezulat i përplasjes mes grupit të Çapjave dhe familjes Mema në Elbasan, dy prokurorët e Elbasanit Milan Laskaj dhe Ritvan Suka, mundën të sigurojnë prova dhe arrestojnë Marjus Tafën dhe Armando Llakajn.

Të dy këta persona konsideroheshin në 2009 si njerëz të afërm të familjes Çapja, ndërsa tashmë janë dënuar me 24 dhe 23 vite burgim, ku vijojnë të vuajnë dënimin në burgun e Peqinit.

Ndërkohë, Prokuroria ka mundur të identifikojë dhe t’i komunikojë arrestin Florind Shabanit, njërit nga bashkëpuntorët në këtë vrasje. Identifikimi i Shabanit është kryer duke analizuar një profil AND-je që është gjendur në një kapuç dhe një bisht cigare. Ky profil ka dalë i njëjtë me atë që ka dhe Florind Shabani.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat