TË FUNDIT

Tentoi të shmangte aksidentin në autostradë, përmbyset maunja në Gjirokastër

Një maune është përmbysur pasditen e sotme në afërsi të tunelit të Skërficës, në pjesën e Delvinës, përgjatë aksit rrugor Gjirokastër–Delvinë.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë prania e naftës në rrugë, e cila ka bërë që mjeti të humbasë kontrollin. Shoferi ka reaguar në kohë, duke shmangur përplasjen me automjetet që udhëtonin përpara tij.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe zjarrfikëset për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima, por vetëm dëme materiale.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat