TË FUNDIT

Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës

Tiranë – Dy vajza janë bebet e para që erdhën në jetë në vitin 2026 në Shqipëri. Njëra prej tyre ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi, ku ai ka ndarë urimin “Mirë se erdhët” për dy të porsalindurat dhe familjet e tyre.

Lindjet e para të vitit të ri janë pritur me gëzim nga stafet mjekësore të dy materniteteve, duke shënuar një nisje simbolike të vitit 2026 me jetë të re dhe shpresë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat