TË FUNDIT

Klodian Braho firmos strukturën e re të SPAK: Ja pozicioni që mori Altin Dumani, rolet që do të kenë prokurorët e tjerë

Kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, ka firmosur strukturën e re drejtuese të institucionit.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se Altin Dumani ka marrë detyrën e shefit të seksionit për marrëdhëniet me jashtë vendit.

Departamenti për marrëdhëniet me jashtë që tani do të drejtohet nga Dumani, më parë drejtohej nga Dorina Bejko që kishte zëvendësuar Arben Krajën, i cili e mbajti këtë detyrë menjëherë mbasi mbaroi detyrën e kryeprokurorit për afro tre vjet.

Kraja ishte emëruar në këtë detyrë nga pasuesi Altin Dumani, dhe e la postin duke u kthyer prokuror i thjeshtë në SPAK pas konflikteve për drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Departamentin e krimit të organizuar e drejtonte deri sot prokurori Adnand Xholi që mbetet prokuror i thjeshtë në këtë sektor. Ai zëvendësohet nga Vladimir Mara i cili është i njohur për drejtimin e skuadrave të përbashkëta hetimore me antimafian italiane.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat