Një aksident është regjistruar pasdite e sotme në rrugën e Arbrit. Dy automjete u përplasën kokë më kokë në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë në vendin e quajtur Krajk.
Si pasojë e përplasejs të dy drejtuesit e mjeteve mbetën të lënduar. Ata u dërguan fillimisht për të marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal të Bulqizës, e më pas njëri prej tyre u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak të jetë bërë lagështia në rrugë.

