Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Shkallë, Njësia Administrative Xibër, në Bashkinë Klos.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke përfshirë të gjithë banesën, ndërsa ende nuk ka të dhëna nëse ka persona të lënduar.
Në vendngjarje është nisur menjëherë shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Klos, i cili po punon për vënien e flakëve nën kontroll dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

