Pas situatës së rënduar të përmbytjeve që ka prekur disa zona të vendit, ka reaguar Delegacioni i Bashkimit Evropian në një postim në rrjetin social X, ku shpreh gatishmërinë për të mbështetur popullin shqiptar.
“Delegacioni i Bashkimit Evropian po i ndjek me shqetësim përmbytjet në të gjithë Shqipërinë.
Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile Evropiane dhe Operacionet e Ndihmës Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacionin dhe imazhet përkatëse nga sateliti Copernicus.
Së bashku me shtetet anëtare, BE-ja qëndron e gatshme të mbështesë popullin shqiptar për t’u përballur me motin ekstrem, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian”,thuhet në reagimin e Delegacionit të BE-së.

