TË FUNDIT

Lumi Vjosa del sërish nga shtrati, kuotat shkojnë në 7.5 metra, si paraqitet situata në terren

Sërish lumi Vjosa ka dalë nga shtrati, duke arritur kuotën 7.5 metra në matësin e nivelit.

Prurjet e lumit, pasi ishin futur brenda shtratit gjatë ditës së djeshme, në orët e mbrëmjes dhe në orët e para të ditës së sotme janë shtuar përsëri.

Si pasojë, niveli i Vjosës ka shkuar sërish në 7.5 metra, duke përmbytur tregun e kafshëve pas urës së Mifolit.

Ndërkohë, forcat e Mbrojtjes Civile janë në terren dhe po punojnë për riparimin e një argjinature, e cila u çarë në ditët kur Vjosa kishte prurje të mëdha, duke shkaktuar përmbytje edhe në fshatin Bishan.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat