TË FUNDIT

Zbulohet “shtëpi bari” në mes të Sarandës, në pranga një person! Sekuestrohen 350 bimë kanabisi

Një “shtëpi bari” është zbuluar së fundmi në qytetin e Sarandës. Apartamenti i përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike të llojit kanabis gjendej në mes të qytetit.

Burimet për media bëjnë me dije se policia i kishte nisur hetimet prej 1 muaji ndërsa në pranga ka rënë një person.

Brenda në apartament janë sekuestruar rreth 250 bimë kanabis ndërsa hetimet po vijojnë lidhur me personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Sakaq, lidhur me rastin pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat