TË FUNDIT

Vijon debati Fevziu-Rama, gazetari i përgjigjet kryeministrit: Veliaj ishte “Live” kur u arrestua, të pres në studio

Prej ditësh, kryeministri Edh Rama dhe gazetari Blendi Fevziu po vijojnë “përplasjen” në distancë me njëri-tjetrin.

Pas një tjetër reagimi të bërë mëngjesin e sotëm nga kreu i qeverisë, nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur dhe kundërpërgjigjja e Fevziut, i cili ka theksuar se ky do të jetë reagimi i tij i fundit sa i përket këtyre replikave të njëpasnjëshme me kryeministrin pas deklaratës që vetë gazetari bëri në studio për ministrat e kabinetit Rama.

Fevziu thekson se debati është fokusuar në një detaj dytësor, ndërsa thelbi i problemit lidhet me mënyrën se si ministrat dhe drejtuesit e lartë të mazhorancës komunikojnë dhe i drejtohen publikut.

Sipas tij, ky model komunikimi nuk gjendet askund tjetër në Europë dhe është një fenomen “Made in Albania”, që përbën turp për standardet demokratike.

“Nese Kryeministri gjen nje rast te dyte ne Europe, qe Ministrat bejne muhabet ne tv me drejtoret, atehere ka te drejte. Por kjo eshte MADE IN ALBANIA! Per turp! Nuk ka asnje pergjigje tjeter derisa Kryeministri te kete kurajo te vije ne studio. Me panelin qe e di vete…”, shkruan Fevziu ndër të tjera.

Reagimi i Fevziut:

Kryeministri i Shqiperise paska vazhduar diskutimin per problemin e PR te Ministrave te tij. E para po them qe ky eshte postimi i fundit per kete gje, sepse mendoj qe nese ka ndonje gje per te diskutuar, Kryeministri mund te vije kur te doje ne studio. Per kete gje, per ceshtjen e AKSH, Ballukut, akuzat e Ahmetajt dhe shume te tjera. Keto jane probleme reale per te cilat Kryeministri duhet te jape llogari.

Nga debati i te enjtes ka kapur nje detaj. Po, Ministra dhe drejtues te larte lokale te PS, kane qene ne: Tokio, SHBA dhe France njeri prej tyre, nderkohe qe dilte live. Veliaj po ashtu ka qene “Live” kur u arrestua. Dhe kjo do te ti mjaftonte. Nje tjeter ministre ka qene ne Viene. Londer e Abu Dabi kur transmetonte kronikat, ajo e Vienes, te shtunen mbasdite. Madje nje kronike transmetohej nderkohe qe ishte ne avion bashke me Kryeministrin per vizite pune. Nje tjeter Ministre ka qene ne Bari po gjate kohes qe ishte live.

Kjo ska rendesi, ata mund te mos ishin jashte, por mund te ishin ne zyre apo ne shtepi, nderkohe qe kjo ndodhte. Problemi nuk eshte ku ishin, por tek fakti, qe Ministrat shqiptare prej vitesh kane gjetur nje stil skandaloz, unik ne bote, vec Kim Jang Unit te Korese. Bejne muhabet me drejtoret para kamerave, ne shetitje politike, pa dhene llogari per problemet. Shfaqen ne inagurime, por kycin gojen kur ka akuza. Nuk kane kurajo t’i pergjigjen shtypit, por kane kenaqesine ti vendosin epitete vete Kryeministrit. Nese Kryeministri gjen nje rast te dyte ne Europe, qe Ministrat bejne muhabet ne tv me drejtoret, atehere ka te drejte. Por kjo eshte MADE IN ALBANIA! Per turp! Nuk ka asnje pergjigje tjeter derisa Kryeministri te kete kurajo te vije ne studio. Me panelin qe e di vete…

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat