TË FUNDIT

Bashkëpunëtorë brenda burgut?! Arratisja spektakolare e Altin Ndocit, pezullohet drejtori i IEVP Durrës dhe 7 efektivë

Një ditë pas arratisjes spektakolare të Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, policia dhe prokuroria vazhdojnë hetimet.

Ndërkaq, menjëherë pas ngjarjes së bujshme, dje ka qenë në burgun ku qëndronte i paraburgosur personi me precedentë të shumtë penalë, edhe ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari.

Ai ka komunikuar stafit të burgut masën e pezullimit për drejtorin e burgut Indrit Cerloj, nëndrejtorin Julian Agasi, mjeku i këtij institucioni si dhe 7 efektivë të tjerë.

Nga të dhënat e deritanishme bëhet e ditur se arratisja ka qenë e mirëmenduar dhe hetimet janë përqendruar në gjetjen e bashkëpunëtorëve nga brenda burgut.

Në lidhje me vizitën e planifikuar për shtetasin që ndodhej në paraburgim tek reparti infektiv i spitalit, bëhet e ditur se është shkelur protokolli i sigurisë.

Ai është dërguar në spital vetëm nga 5 efektivë të burgut, bashkë me shoferin, ndërkohë që në momentin që drejtohej për tek reparti infektiv ka qenë pa pranga.

Vizita e djeshme e Altin Ndocit në spitalin rajonal ka qenë e pesta në harkun kohor të dy viteve të fundit, gjatë të cilave mendohet se ai ka hartuar me kujdes skemën e arratisjes, e cia besohet se është kryer në bashkëpunim me persona të tjera brenda dhe jashtë burgut.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat