TË FUNDIT

Zbardhet itinerari i arratisjes së Altin Ndocit, dyshohet se ka hyrë në Tiranë! Familjarët: S’kemi dijeni për vendndodhjen e tij

Një ditë pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, burime bëjnë me dije se grupi hetimor ka zbardhur itinerarin e lëvizjes së tij përmes pamjeve të kamerave të sigurisë.

38-vjeçari pasi ka dalë nga spitali, me makinën “Audi A7” ka kaluar në zonën e Spitallës, më pas në Shënavlash, duke vijuar më pas në austradë dhe dyshohet se ka hyrë në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se Policia e Durrësit është njoftuar për arratisjen menjëherë sapo Ndoci është larguar me vrap dhe menjëherë kanë nisur kontrollet për kapjen e tij.

Ndërkohë, për shoqërimin e tij drejt spitalit, rezulton se policia nuk është njoftuar as me shkresë dhe as me e-mail nga Burgjet. Ndërkohë ndryshme ka vepruar burgu i Durrësit me një tjetër të burgosur.

Po dje, 13 janar, Burgu i Durrësit i ka kërkuar policisë leje për shoqërimin e një tjetër të dënuari për rast fatkeqësie, për varrimin e një familjari dhe policia ka kryer shoqërimin e tij.

Mësohet se kontrolle në kërkim të Ndocit janë kryer në disa zona të ndryshme të Tiranë, në Astir, Don Bosko, Selitë, etj.

Gjithashtu është kontrolluar edhe banesa e tij në Yzberisht, por familjarët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për vendndodhjen.

Si rrugë lidhëse me Durrësin, kontrolle u kryen edhe në rrugën e Ndroqit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat