TË FUNDIT

E pazakontë, pleshtat “pushtojnë” sallën e gjyqit, shtyhet seanca për “bosin” e mafies shqiptare në Belgjikë

Në Belgjikë është duke u gjykuar një nga bosët shqiptar të krimit të organizuar, Franc Çopja (Gergely), i cili akuzohet se ka futur tonelata me kokainë në vendin europian. Ndërsa po ashtu ai është i akuzuar edhe për vrasjen e rivalit të tij, Ardit Spahiu.

Bëhet me dije se seanca e ditës së djeshme në ndërtesën Justitia në Evere, është shtyrë për një arsye të pazakontë, teksa raportohet se në sallën e gjyqit ka pasur prani të pleshtave.

Gjatë seancës, një nga anëtarët e jurisë vuri re një plesht që i zvarritej të akuzuarit në krah, ndërsa pas pushimit të drekës, kryetarja e trupit gjykues vendosi të shtyjë seancën “për të marrë masat e nevojshme”.

“Kjo po shkon shumë larg. Nuk dua të vë askënd në rrezik, as anëtarët e jurisë, as avokatët, as të pandehurit, askënd,” tha ajo teksa shty seancën gjyqësore.

Ndërsa më tej Gjykata u këshilloi të gjithë të përfshirëve që të lajnë rrobat e tyre në 60 gradë ose t’i vendosin në frigorifer.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat