TË FUNDIT

Mori detyrën një javë më parë! Drejtori i komanduar i burgjeve në Durrës pëson hemoragji cerebrale

Drejtori i sapoemëruar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar një hemorragji cerebrale dhe është transportuar me urgjencë drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë (QSUT).

Llabani ishte komanduar në këtë detyrë vetëm pak ditë më parë, më 15 janar, pas shkarkimit dhe arrestimit të ish-drejtorit Indrit Cërrloj, në lidhje me arratisjen e të dënuarit Altin Ndoçi.

Burime bëjnë me dije se në QSUT ndodhet edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, i cili po ndjek nga afër gjendjen shëndetësore të Llabanit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat