Partia Demokratike bëhet gati për zgjedhjet e brendshme. Sipas një mesazhi të dërguar drejt kryetarëve të degëve, bazuar në udhëzimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, kërkohet përditësimi i listave të anëtarësisë.
Sipas udhëzimit, listat e anëtarësisë së përfunduara do të dorëzohen në selinë blu në bazë të afateve të përcaktuara.
Mesazhi:
Ju lutem permbajuni afateve te permendura ne Udhezim. Listat e perfunduara ashtu si eshte percaktuar ne Udhezim do ti dergoni me email ne adresen antaresia@pd.al
Kopje e listes do ju dergohet me email Kryetareve te Degeve me sqarimet perkatese nga adresa antaresia@pd.al.

