TË FUNDIT

Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burgim Leonard Dukën

Gjykata e Posaçme ka shpallur sot vendimin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur më 27 gusht 2019.

Trupa gjykuese vendosi që i pandehuri Leonard Duka të dënohet me 30 vite burg.

Ndërkohë, Erlis Duka, vëllai i Leonard Dukës, u shpall i pafajshëm për vrasjen Malkos, edhe për të gjitha episodet e tjera për armëmbajtje, ndërsa u vendos heqje e masës se sigurimit, duke u liruar totalisht nga akuzat.

Po ashtu, GJKKO dënoi me 25 vite burg Fatmir Hysenin, i njohur me nofkën ‘Doça’, i njëjti dënim dhe për Aleksandër Manxhakun, Oltian Loga dhe Dritan Agaj.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat