TË FUNDIT

Prej 20 ditësh i zhdukur në përrua, Vjosa Osmani dërgon ekip nga Kosova për gjetjen e Jurgen Karajt në Klos!

Sot është dita e 20-të që vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se ka përfunduar në përroin e Darsit, në territorin e Bashkisë Klos.

Pavarësisht kërkimeve intensive që kanë zgjatur prej 20 ditësh, deri në këto momente nuk ka asnjë rezultat

Në operacionin e kërkimit kanë marrë pjesë forca të shumta, përfshirë ushtrinë, forcat “Shqiponja”, shërbimet zjarrfikëse të Matit dhe Klosit, punonjës të Bashkisë Klos, si dhe banorë të zonës dhe familjarë të të riut.

Sot me urdhër të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mbërriti një ekip i specializuar nga Kosova për kryerjen e kërkimeve nënujore, në shpresë të zbardhjes së fatit të 30-vjeçarit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat