Mirilda Karçanaj, drejtoresha e AKSH-it është paraqitur sot në SPAK.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka hapur një hetim për abuzimet me 12 tendera në AKSH, procedura për të cilat do të pyetet Karçanaj.
Karçanaj shoqërohet në SPAK nga avokatja e saj.
Përgjatë javëve të fundit janë thirrur dhe marrë në pyetje zyrtarë të AKSHIT dhe drejtues të institucionit.
Mësohet se po hetohen disa tendera, për të cilët ka pasur ankesa, por më pas ankesat janë tërhequr.
Në kuadër të hetimeve është marrë më herët në pyetje edhe biznesmeni Ermal Beqiraj.
AKSHI është një institucion i vënë në qendër të akuzave dhe madje një prej ish-zyrtarëve të saj, Daniel Shima, u zhduk në mënyrë të dyshimtë për 10 orë me radhë ku mendohet të jetë mbajtur peng nga një grup kriminal në Elbasan.

