TË FUNDIT

Adoleshenti përplas këmbësorin në Tapizë-Fushë Krujë, 62-vjeçari humb jetën

Krujë – Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tapizë–Fushë Krujë.

Rreth orës 18:45, një automjet që drejtohej nga shtetasi K. M., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin N. Z., rreth 62 vjeç. Si pasojë e përplasjes, 62-vjeçari ka humbur jetën në vend.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat