Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Fier–Libofshë, në fshatin Agim. Një 35-vjeçar, i cili po udhëtonte me motomjet, ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka pësuar lëndime të shumta.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.

