Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Krujë–Fushë Krujë.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 21:00, një automjet i drejtuar nga shtetasi T. S., 20 vjeç, ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

