15.5 C
Tirana
E enjte, 2 Maj, 2024

TË FUNDIT

Alarm në Greqi, mbi 4 mijë të infektuar

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 4033 raste të reja me COVID-19 nga të cilët 15 janë identifikuar në pikat hyrëse të vendit fqinj.Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë është 301103, nga të cilat 51.3% janë burra. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 55 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2401 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.93 është numri i pacientëve që ndërruan jetë në spitalet COVID në Greqi për 24 orët e fundit, ndërkohë që në spitale janë 802 të intubuar.Rekordi për rastet brenda 24 orëve u shënua në 30 Mars 2021 ku u regjistruan 4340 persona të infektuar.Numri më i lartë i vdekjeve për shkak të virusit në një periudhë 24-orëshe u regjistrua 28 Nëntor 2020, kur 121 pacientë vdiqën.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat