18.5 C
Tirana
E martë, 21 Maj, 2024

TË FUNDIT

BSH: Turizmi mbështeti rritjen ekonomike, u rrit punësimi dhe niveli i pagave

spot_img

Zhvillimi i turizmit ka qenë dhe do të vijojë të jetë shtysë shumë e rëndësishme për ecurinë në trend pozitiv të ekonomisë shqiptare.

Banka e Shqipërisë prezantoi sot raportin e Politikës Monetare për 6-mujorin e dytë të vitit 2023.

Drejtori i Departamentit të Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë, Klodian Shehu theksoi se, ekonomia shqiptare ka pasur një rritje pozitive gjatë vitit të kaluar dhe do të vijojë në këtë trend edhe gjatë këtij viti.

Sipas tij, eurozona ka pasur një ngadalësim të ecurisë ekonomike ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor kanë njohur rritje të mbështetur nga investimet dhe konsumi.

“Shqipëria ka pasur një rritje të mirë ekonomike e vlerësuar në nivelin 3.8% dhe kjo rritje është mbështetur kryesisht nga investimet private dhe konsumi, por gjithashtu edhe nga performanca e mirë e sektorit të turizmit. Si rezultat kemi pasur përmirësim në tregun e punës, rënie të numrit të papunësisë dhe rritje të pagave”, tha Shehu.

Sipas tij, tregues pozitivë paraqiten edhe në sektorë të tjerë. “Niveli i kredive të këqija ka zbritur në 4.7%, ndërkohë që është rritur norma e mbulimit me provigjone në nivelin 71%”, tha ai.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat