15.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Maj, 2024

TË FUNDIT

Ambasada shqiptare në Kroaci publikon njoftimin e rëndësishëm të policisë

Ambasada Shqiptare në Kroaci ka publikuar sot një njoftim të rëndësishëm të dhënë nga policia kroate.

Policia kroate bën thirrje që shtetasit e huaj të bëjnë regjistrimin duke kontaktuar policinë përmes një e-maili në adresën: [email protected] ose me anë të telefonit.

Kjo bëhet në mënyrë që ata të shmangin problemet e mundshme në kufi, kur të largohen nga Kroacia.

Njoftimi i policisë kroate:

Zagreb, 30 Mars 2020 – “Drejtoria e Policisë kërkon nga të gjithë të huajtë që janë duke qëndruar në Kroaci, për një kohë të shkurtër, të kontaktojnë Policinë Kroate për t’u regjistruar.

Asnjë masë penalizuese, e përcaktuar në Ligjin për të Huajt, nuk do të ndërmerret ndaj tyre, për shkak të epidemisë COVID-19. Duke pasur parasysh se një numër i caktuar shtetasish të huaj ndodhen aktualisht për një qëndrim të shkurtër në Kroaci dhe nuk mund të largohen nga vendi brenda kohës së parashikuar në Kodin e Kufijve të Shengenit, Policia Kroate, në përputhje me rekomandimet e epidemiologëve, u kërkon të gjithë shtetasve të huaj që të regjistrohen, në mënyrë që ata të shmangin problemet e mundshme në kufi, kur të largohen nga Kroacia.

Drejtoria e Policisë Kroate u bën thirrje shtetasve të huaj që të mos shkojnë në komisariatet e policisë, por të kontaktojnë Policinë Kroate duke dërguar një e-mail në adresën: [email protected] ose me anë të telefonit”.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat