15.5 C
Tirana
E enjte, 2 Maj, 2024

TË FUNDIT

“Antieuropianizmi histerik i Ramës është dëmi më i madh që mund ti bëhet Kosovës”

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar lidhur me hetimet e nisura ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Ai thotë se një histeri antieuropiane, e kurdisur trashë, është shfaqur ngado me regji të Edi Rames gjoja në emër të mbrojtjes së luftëtarëve të Kosovës.

“Hashimi dhe Kadriu dy luftëtarë të shquar të vijës së parë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës janë dy burra vepra e të cilëve flet vetë. Sakrificat dhe trimëria e tyre nuk ka nevojë aspak për avokatinë e frikacakut Edi Rama. Se sa i respekton luftëtarët për liri të Kosovës dhe sa sinqerisht flet për ata Rama, të gjithë e kanë të qartë, që pas veprimeve ndaj një luftëtari të paepur si Haradinaj të cilin edhe paditi në mënyrë ordinere në Gjykatë”, shkruan Vasili.

Ai thotë se histeria antieuropiane në emër të gjoja mbrojtjes së luftëtarëve të Kosovës është thjesht dhe vetëm thika pas shpine e radhës e Ramës ndaj tyre dhe ndaj Kosovës.

“Antieuropianizmi i histerik i Ramës është dëmi më i madh që mund ti bëhet Kosovës, e cila Europën dhe integrimin europian i ka prioritetin më madhor të saj. Izolimi dhe armiqësimi i Kosovës me Europën është objektivi më i madh i të gjithë antishqiptarëve, që përfaqëson Edi Rama. Vetëm për shkak të Ramës sot Shqipëria është në momentin më të keq të integrimit europian të saj dhe në udhëkryqin më të rrezikshëm të ekzistencës së saj. 15 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, janë prova e zhbërjes së shtetit dhe kursit antieuropian të rilindjes. Krimi, droga, korrupsioni, pastrimi i parave, votimet moniste dhe shkatërrimi i të gjithë institucioneve të vendit në Shqipëri janë fakte tronditëse që po shkatërrojnë të tashmen dhe të ardhmen e saj”, deklaron Vasili.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat