21.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Arrestohen 8 persona, planifikonin sulme terroriste

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar tetë shtetas të saj që planifikonin sulme terroriste të nisur nga ideologjia e organizatës  ISIS dhe ka kryer bastisje në tetë lokacione, pesë në Kumanovë dhe tre në Shkup.Në përfundim të hetimeve janë arrestuar padi penale për personat B.F (32), B.G. (27) dhe J.K.(25) nga Shkupi, si dhe I.M.(22) dhe D.A. (21), R.A. (31), S.I.(31), A.S.(21) nga Kumanova. Personat në fjalë akuzohen për kryerjen e veprës penale “grup terrorist”, që dënohet sipas nenit 394, pika 2 nga Kodi Penal.Prokuroria ka zbuluar komunikimin e grupit në platformën sociale “Ëhatsap”. Aty anëtarët janë marrë vesh edhe për transportimin e pajisjeve të nevojshme për sulmet, por edhe për jelekët vetëvrasës me eksplozivë.Në Maqedoninë e Veriut tashmë disa herë me radhë ka aksione policore me qëllim zbërthimin e grupeve terroriste. Aksioni i fundit ishte në muajin shtator të këtij viti, kur u arrestuan tre anëtarë të një grupi terrorist i cili po organizohej nga qyteti i Kumanovës për të bërë sulme ndaj objekteve publike dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.Vendi në të cilin ruhej armatimi i rëndë i mbledhur për nevojat e sulmeve, ishte po ai në të cilin policia dje ka kapur një sasi të madhe armatimi dhe përgatitjesh të tjera të grupit tetë anëtarësh.Gjithashtu me datë 27.08.2020 janë gjetur armët dhe mjete eksplozive të minave në afërsi të vendit të quajtur Menkova koliba në Kumanovë, për të cilën më 31.08.2020 u akuzuan B.A., V.A. dhe E.L., sipas sasisë dhe qëllimit, kishte indikacione se një organizatë terroriste shumë-anëtarëshe ishte aktive.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat