TË FUNDIT

Arrestohet 43-vjeçari në Shkodër, merrte 400-500 euro për të kaluar emigrantët në Mal të Zi

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Borders 4”, duke goditur një tjetër rast të dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta për kalim të paligjshëm të kufijve.

Në pranga ra shtetasi K. Ll., 43 vjeç, banues në Mamurras, i cili u kap në flagrancë në fshatin Vukpalaj, teksa transportonte me automjet 6 emigrantë, përkatësisht 3 shtetas sirianë dhe 3 egjiptianë, që synonin të kalonin ilegalisht drejt Malit të Zi.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 43-vjeçari u kishte ofruar ndihmë emigrantëve në këmbim të 400-500 euro për person, pasi ata kishin hyrë në Shqipëri në mënyrë të jashtëligjshme përmes zonës së Qafë Botës. Më pas, ai i transportonte drejt zonës kufitare me Malin e Zi për t’i kaluar ilegalisht.

Policia bën me dije se i arrestuari është i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin kryente transportin dhe telefoni i tij.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrjetit të mundshëm dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat