TË FUNDIT

Arrestohet “taksisti” në Tiranë, furnizonte grupet kriminale me armë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Gun Expert”, i ndjekur me metoda speciale hetimi, duke goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje dhe të tregtimit të armëve.

Në pranga ka rënë shtetasi A. C., 46 vjeç, banues në Tiranë, i cili përdorte automjetin e tij tip taksi për të shmangur kontrollet policore dhe për të transportuar armë që, sipas hetimeve, ishin destinuar për grupe kriminale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Rrugën e Dibrës, si dhe në banesën e të arrestuarit, policia sekuestroi 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, lëndë narkotike kokainë, si edhe pjesë të ndryshme armësh.

Sipas burimeve zyrtare, 46-vjeçari kishte qenë i implikuar më parë në të njëjtin aktivitet kriminal.

Në vijim të hetimeve, po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet furnizimi me armë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat