TË FUNDIT

BE inspekton bylmetet shqiptare, ja kompania që pëmbush kriteret

Më 22 janar, kompania Erzeni u inspektua nga një ekip i përbashkët i përbërë nga ekspertë të Komisionit Europian për Sigurinë Ushqimore, përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Inspektimi kishte si qëllim vlerësimin e investimeve, teknologjisë së aplikuar dhe respektimit të standardeve të sigurisë ushqimore në proceset e prodhimit, në kuadër të përgatitjeve për eksport në tregun e Bashkimit Europian.

Sipas konkluzioneve të ekspertëve, kompania Erzeni përmbush të gjitha kriteret dhe është në përputhje me rregulloret europiane për sigurinë ushqimore, duke u konsideruar e gatshme për eksport drejt tregut të BE-së.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat