Biznesmeni Mondi Mëhalla u gjet i vrarë mbrëmjen e sotme brenda një mjeti pranë karburantit të tij në Elbasan.
Sipas deklarimeve nga vendngjarja dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, biznesmeni sapo kishte dalë nga zyra e karburantit dhe ishte futur në automjetin e tij.
Burime bëjnë me dije se autorët kanë qëlluar tre herë me pistoletë në drejtim të tij, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur në kokë.

