Në operacionin e zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së martës, janë kryer kontrolle të banesave dhe ambienteve private të individëve të dyshuar për përfshirje në abuzime me tenderat publikë.
Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë realizuar këto kontrolle pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme, e cila ka miratuar masat e sigurimit për 8 persona, përfshirë biznesmenë dhe zyrtarë të lartë të AKSHI-t.
Masat e GJKKO:
- Ergys Agasi – Biznesmen, arrest me burg (nuk dihet nëse është ekzekutuar arrestimi)
- Ermal Beqiri – Biznesmen, arrest me burg (po ashtu, nuk dihet nëse është ekzekutuar arrestimi)
- Mirlinda Karçanaj – Drejtoreshë e AKSHIT, arrest në shtëpi
- Hava Delibashi – Zyrtare e AKSHIT, arrest në shtëpi
- Erjon Ismaili – Zv/drejtor i Policisë së Tiranës, pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit
- Andi Spapa – Ndalim për të dalë jashtë vendit
- Gëzim Hoxha – Ndalim për të dalë jashtë vendit
- Rogers Rryta – Ndalim për të dalë jashtë vendit
Hetimi është drejtuar nga Prokurori i Posaçëm Bledar Maksuti për dyshime të abuzimit me tendera, të cilët janë hetuar nga SPAK.
Veprat penale për të cilat po hetohet nga spak janë:
- Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike
- Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës
- Hegja e paligjshme e lirisë, e kryer në formën e bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal
- Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal
- Pastrimi i produkteve të veprës penale
Këto veprime janë parashikuar në nenet përkatëse të Kodit Penal, duke përfshirë nenet 258/2, 110, 170/b, 28/4, 333/a dhe 334.
Gjykatësja Flojera Davidhi ka firmosur vendimet e sigurimit për këta individë, dhe hetimet pritet të vazhdojnë.

