9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

‘Dje nuk ishte piku i pandemisë’, ISHP: Ja gjendja e të burgosurve me COVID-19

Dje u identifikuan plot 34 raste me koronavirus, por specialistja e ISHP-së, Marjeta Dervishi tha se nuk kemi të bëjmë me pikun nga pandemia.

Dje ka qenë shifra më të larta me COVID-29 në vendin tonë. A mund të themi se ky ishte piku i pandemisë në vendin tonë?

Pavarësisht shifrave, nuk mund të themi se është piku, pasi kemi të bëjmë me një përhapje në klastera, apo grupe të caktuara, dhe nuk kemi të bëjmë me një përhapje në komunitet.

Më herët keni deklaruar se do të testoni vetëm personat me shenja të dukshme klinike. Pse aktualisht po testoni dhe persona asipmtomatik?

Është theksuar vazhdimisht hetuar epidemiologjik që po kryhet për të gjitha rastet e konfirmuara. Gjatë hetimit kryhet gjurmimi i kontakteve. Dhe një pjesë e këtyre kontakteve mund të jetë asiptomatik.

Si është gjendja e të burgosurve me COVID?

Gjendja e tyre është e stabilizuar dhe në monitorim të vazhdueshëm.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat