Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka pranuar regjistrimin si kandidat për Bashkinë e Vlorës për për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 Nëntorit. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se Nika duhet të ishte propozuar nga një Komitet Nismëtar dhe duhet të kishte respektuar procedurën.
“Është e qartë që interpretimi nuk mund të jetë literal por edhe llogjik. Këtu kemi edhe aspekt proceduriale por edhe materiale të rregullimit të kësaj cështje. Aspektet proceduriale janë ato që kanë të bëjnë me mënyren sesi shkohen në një regjistrim të një kandidati dhe materialet me kushtet që kërkohen.
Aspekti proceduriale është i qartë plotësisht, ti duhet të ndjekësh një procedurë të caktuar që shkosh tek procesi i regjistrimit. Dhe unë mendoj që përjashtimi që ka bërë Kodi Zgjedhor për një kategori të caktuar, si kandidatët që mbështeten nga zgjedhësit, për të cilat ka një procedurë të caktuar, ndryshe nga ajo që ka për subjektet politike. Dhe procedurën kandidatët duhet ta respektojnë. Ju kishit detyrimin që të arfirmoheshit si kandidat i mbështetur nga zgjedhur vetëm duke përgatiur këtë kërkesë tek Komiteti Nismëtar. Favori që ligji iu ka bërë është që ju nuk kishit nevojë për të mbledhur firma.
Patjetër që ka vend për të diskutuar, por e kemi një precedentë në vitin 2023, ku do të duhet që edhe në rastin ku kandidatët janë të mbështetur nga zgjedhësit, të cilat janë deputetë apo kryetar bashkisë, propozimi për ta duhet që të vinte nga një komitet Nismëtar. Kemi një precedentë të tillë, kështu që duke respektuar këtë precedentë, me keqardhje më të madhe, por nuk mund ta regjistrojmë si kandidat. Natyrisht keni gjithë të drejtën për ta kontestuar këtë vendimmarrje, por në precedentin e regjistuar, nuk mund ta regjistrojmë kanidaturën tuaj”, tha Celibashi.

