TË FUNDIT

“E bëra të famshme, por më vodhi votat”, moderatori Flori Gjini “thumbon” Elsa Lilën pas deklaratës për Kelmendin? Artiste e madhe me mend të vogla, të famshme të bën vetëm publiku

Pas deklaratave të këngëtares Elsa Lila, e cila akuzoi publikisht Albina Kelmendi për “vjedhje votash” në Festivalin e 61-të të Këngës, ka reaguar moderatori i njohur Flori Gjini.

Elsa Lila pretendoi se është ajo që e ka brë të famshme në vitin 2014 Albina Kelemendin, vit kur këngëtarja konkurronte në “The Voice of Albania”.

Në një postim në “Instagram Story”, Gjini shkruan se të famshëm të bën vetëm publiku, duke ironizuar kështu deklatarën e Lilës e cila pretendon se qëndron ajo pas suksesit të Albina Kelemndit.

“Artiste e madhe me mend të vogla! Kur do ta kuptojnë artistët tanë që në këtë vend të bën dhe të zhbën vetëm publiku?!”, shkruan Flori Gjini.

Edhe pse nuk përmend emra, reagimi i tij është interpretuar gjerësisht si një kundërpërgjigje ndaj fjalëve të Elsa Lilës, e cila në podcast pretendoi se votat në festival “u blenë” dhe se publiku nuk kishte qenë i drejtë në përzgjedhjen e përfaqësuesit të Shqipërisë në Eurovizion.

Çfarë deklaroi Elsa Lila?

Elsa Lila: 2 vite rresht janë abastanca për të kuptuar që TVSH-ja nuk është ambienti im. Ju mendoni që mu dha haku që meritoja?

Vendimi e mori publiku

Elsa Lila: Mendoj që jo, ç’publik?

Pse nuk mendon që e mori publiku Elsa?

Elsa Lila: Sepse kemi prova të shumta empirike dhe fizike, flas me gjuhë penaliste, prova empirike që nuk ka qenë ashtu. Provat janë që votat janë blerë nga publiku. Pafund. Atë çështje do e kisha çuar shumë larg por nuk e çova.

Pse nuk e çon?

Elsa Lila: Sepse ju e dini që unë mundësitë i kam të shumta, duke qenë se kam në familje avokatë. Kisha fare kollaj që provat që kisha që ta bëja atë çështje të rëndësishme. Jam mësuar që mos të merre me polemika por të merrem me punën time, me talentin tim dhe ti ofroj publikut atë për të cilën unë kam lindur dhe për të mos i dhënë rëndësi akoma më shumë atij skandali që dikush tjetër bëri. Unë jam Elsa, di të bëj atë që bëj, jam e ndershme dhe historiku e tregoi që unë nuk i vodha votat por dikush tjetër i bëri. Unë nuk e bëra skandalin, për të mos ta bërë për herë të dytë akoma më të famshëm atë njeri që e bëra në vitin 2014 me duart e mia, me diturinë time dhe me artin tim, i njëjti person. Të kenë pak kujdes nga gjykatat sepse funksionojnë këtu në Shqipëri kur duan. Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat