TË FUNDIT

“E ke parlamentin shkollë nate”, Agron Shehaj “shpërthen” ndaj Ballës: Ku i gjen miliona eurot ti, të të vijë turp!

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj iu përgjigj kreut të grupit të PS, Taulant Balla për reformën zgjedhore, i cili tha se duhet të adresojnë menjëherë financimin e partive. Shehaj tha se është turp që të flasë PS për financimin e partive, duke i pyetur se ku i gjejnë miliona eurot për fushata.

“Ti je mësuar duke i bërë shqiptarët për budallenj, por është e qartë se pse e keni ngritur këtë komision, ka vetëm një qëllim, të zhdukë partitë e reja, ky është qëllimi, këto lojërat që bëheni bashkë dhe pa përfshirë askënd dhe na dilni me listën ku na fusni dhe neve brenda, nuk na bëjnë pis. Si s’të vjen turp flet ti për financimin e partive politike, flisni ju. Si i financoni ju fushata ku i gjeni miliona eurot që financoni fushatat. Ku i gjen paratë, miliona euro që harxhoni nëpër mediat”, tha Shehaj.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat