TË FUNDIT

E rëndë në Kamëz, 15-vjeçari u punësua në një lokal për provë, por u abuzua s*ksualisht nga klienti! Arrestohet Fatjon Bushi

Fatjon Bushi 48 vjeç është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një djalë të mitur.

Sipas mediave, Fatjon Bushi ishte klient një lokal në Kamëz ku 15-vjeçari ishte punësuar për provë.
Por, sipas informacioneve, 48-vjeçari dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5: arrestuan shtetasin F. B., 48 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, pasi shtetasi F. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetas të mitur, i cili ishte i punësuar në menyrë të kundërligjshme, nga shtetasi T. Xh.”, informuan blutë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat