Real News ka mësuar ekskluzivisht se moderatorja Grida Duma dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nuk janë më bashkë.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga burime pranë tyre, ndërsa arsyeja e ndarjes ende nuk bëhet e ditur.
Dyshimet për një krisje në marrëdhënie kishin qarkulluar prej disa javësh, veçanërisht pas ndryshimeve në rrjetet sociale, ku Duma nuk e ndjek më Salianjin në Instagram.
Megjithatë, asnjë nga palët nuk ka dhënë ende një deklaratë publike për arsyet e ndarjes.

