TË FUNDIT

Ekzekutohet në Rinas Gilmando Dani, mik i Shullazit! Një person me plumb në kokë në gjendje të rëndë

Është identifikuar viktima e atentatit të ndodhur pasditen e sotme pranë aeroportit të Rinasit. Burime zyrtare konfirmojnë se i vrari është Gilmando Dani, i njohur si mik i Emiljano Shullazit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të rrethit të Rinasit, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri ndaj një automjeti të bardhë. Si pasojë e të shtënave, Gilmando Dani mbeti i vrarë në vend, ndërsa një tjetër person është plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike, pasi është qëlluar në kokë.

Autorët janë larguar menjëherë pas ngjarjes me dy automjete, në drejtim të Fushë-Krujës. Forcat e policisë kanë ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore dhe po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të atentatit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat